Arbitri turk Xhunejd Çakër do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të ½ së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian midis Atletiko Madridit dhe Realit të Maddit, kanë njoftuar nga UEFA, përcjellë, “infOSport.mk”.
“Mbretërit” në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” shënuan fitore me rezultatin 3:0, duke bërë një hap të madh për finalen e madhe të Kardifit me 03 qershor.
Është kjo hera e 7-të që Çakër do ti referojë Realit të Madridit, skuadër kjo e cila në 6 ndeshjet e deritanishme nuk ka humbur asnjëherë. Në ndeshjet që ju ka referuar arbitri turk, “madrilenët” kanë regjistruar 4 fitore dhe 2 barazime.
Gjatë këtij sezoni Çakër, Realit të Madridit i ka referuar në vetëm një ndeshje, edhe atë kundër Napolit në kuadër të 1/8 së finales, në të cilën ndeshje të përzgjedhurit e trajnerit Zinedin Zidan kishin shënuar fitore me rezultatin 3:1.
Në anën tjetër Çakër, Atletiko Madridit i ka referuar sezonin e kaluar në fazën e ½ së finales së Ligës së Kampionëve Evropian kundër Bajernit të Munihut. Në atë ndeshje “jorganxhinjët” edhe pse pësuan disfatë, megjithatë u kualifikuan për në finalen e madhe, ku më pas u mundën pikërisht nga Reali i Madridit.