Adnan Januzaj ka rezultuar deçiziv në fitoren e Belegjikës në derbi ndeshjen e grupit “G” ndaj Anglisë, e vlefshme për ndeshjet në grupe të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.
Adnan Januzaj golin e vetëm në fitoren 1:0 e realizoi në minutën e 50-të, kur me të majtën e tij shënoi një super gol.
Januzaj kështu bëhet futbollisti i katërt shqiptarë që realizon në kuadër të këtij Botërori, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Blerim Xhemailit, duke bërë që neve shqiptarët mos të ndjejmë ndoshta edhe aq shumë mungesën e Kombëtares shqiptare në këtë Botëror.
Belgjika me këtë fitore tashmë numëron 9 pikë dhe e mbylli në pozitën e parë ndeshjet në grupin “G”, duke lënë pas vetes Anglinë me 6 pikë, teksa Tunizia falë fitores ndaj Panamasë në fund u rendit në pozitën e tretë.