Renova pasurohet me dy talentë të rinj

Ardhmëria e një klubi pa dyshim se janë futbollistët e rinj, e në veçanti kur ato vijnë nga shkolla e futbollit. I tillë është rasti edhe me dy talentët e rinj të Renovës, 17-vjeçarin Albion Veliu dhe 15-vjeçarin, Alban Taipi, të cilët i janë bashkuar ekipit të parë gjatë stërvitjeve që kjo skuadër po i zhvillon tashmë nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Jeton Beqiri, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit njihet si një kultivues i madh i talentëve të rinj, ndërsa inkuadrimi i dy futbollistëve në fjalë me ekipin e parë, e dëshmon më së miri këtë gjë.

Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe trajneri i grupmoshave të reja, Halim Hodai, i cili njëherit është i kënaqur me punën dhe politikën e skuadrës nga Xhepçishti, që të ushqej ekipin e parë me futbollistë që vijnë nga shkollat e futbollit.

“Që të dy tashmë janë pjesë e ekipit të parë, ku po kryejnë stërvitjet nën udhëheqjen e trajnerit Jeton Beqiri. Për ne si trajner të grupomoshave të reja, pa dyshim se kjo përbënë kënaqësi, pasi puna jonë vlerësohet, ndërsa shpresojmë se edhe në të ardhmen do të punojmë në këtë drejtim që ekipin e parë ta ushqyejmë me futbollistë nga shkollat tona” – u shoreh ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit (ish Sloga Jugomagnagtit), Halim Hodai, i cili te Renova punon me gjeneratat 2001-2002 dhe 2004-2005.

Duhet theksuar se 15-vjeçar Alban Taipi njëkohësisht është edhe titullarë i padiskutueshëm i përfaqësueses U15 të Maqedonisë. Inkuadrimi i tij në ekipin e parë, pa dyshim se do i shërbejë atij për në të ardhmen, njëjtë sikurse edhe Albion Veliut, emra këta që nuk duhet harruar, pasi para tyre është një e ardhme e ndritur.

Leave a Reply