Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmbyer medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.
Krasniqi në finale e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida. Ndërkohë, Gjakova mundi italianen Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë.
Gjakova e mposhti kundërshtaren me Ippon.