Një ndër skuadrat më të diskutuara të këtij Botërori, është Argjentina duke qenë se është një ekip i mbushur me yje, por që nuk arrin të shkëlqejë në këtë Kupë Bote, madje në takimin ndaj Islandës, ishte Leo Mesi ai që humbi një penallti.
Në përfundim të ndeshjes, një gazetar ndali Mesin, por jo për t’i marrë intervistë. Ai e ndali për t’i dhënë një shirit të kuq në formë hajmalie, duke qenë se gjyshja e gazetarit e kishte porositur nipin për këtë. Mesi nuk e ka refuzuar dhe e ka marrë shiritin, por kjo gjë u pa si shaka dhe askush nuk e mori seriozisht.
Në ndeshjen ndaj Nigerisë, Mesi arriti të shënonte golin e parë të takimit, duke sjellë shpresat për një kualifikim të mundshëm të Argjentinës, gjë e cila realisht ndodhi. Në përfundim të takimit, ka qenë sërish i njëjti gazetar, i cili ka pyetur Mesin në lidhje me shiritin që i dha vetëm pak ditë më parë.
Nëse mendoni se shiriti kishte humbur, gaboheni, pasi Leo Mesi e kishte lidhur atë në këmbën e tij dhe kjo gjë duket se i solli fat pasi shënoi gol. (vipsport.al)