Brazili do të përballet me Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit “E”, ku si synim kryesor të besuarit e trajnerit Tite kanë fitoren, në mënyrë që të shmangin ndonjë surprizë të rradhës, si ajo e Gjermanisë, e cila u përshëndet me KB “Rusi 2018” që në fazën në grupe, pas asaj disfate turpëruese ndaj Koresë së Jugut.
Sa i përket formacioneve, Tite e ka grupin e plotë me përjashtim të Dagllas Kostas, i cili është dëmtuar dhe i ka dhënë fund Botërorit. Shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Brazilit sonte do ta mbajë futbollisti i Interit, Miranda, teksa në anën tjetër bie në sy mungesa e Ivanoviç, që do të qëndrojë në stol.
Ndeshja Serbi – Brazil do të zhvillohet në stadiumin “Otkrytiye Arena” në Moskë, ndërsa do të drejtohet nga arbitri iranian, Faghani.