Magomedgadji Nurov dhe Dejan Mitrov arritën që të sjellin sportit të mundjes në Maqedoni dy medalje nga Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Tarragona të Spanjës. Nurov fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 97kg, ndërsa Mitrovi arriti “rrëmbeu” medaljen e bronztë.
“Ato që i premtuam edhe po i realizojmë, vazhdojmë edhe me arritje të rezultateve, duke fituar dy medalje nga Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës. Magomedgadji Nurov me medalje të artë në 97 kg dhe Dejan Mitrov në 74 kg, vetëm se e konfirmuan kthimin tonë në rrugën e medaljeve dhe sukseseve në arenën ndërkombëtare. Ajo që i mungoi një kohë të gjatë mundjes në vendin tonë, tani më është duke u kthyer edhe zyrtarisht dhe veqanarisht me këto dy medalje, një të artë dhe një të bronztë. Të dy vazhduan me ritmin e gjeneratave më të reja, ku Besir Alili fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian, Aid Salihasi përfundoi i pesti në Europë dhe u shpall kampion ballkanik, ekipi i pionerëve fitoi titullin e kampionit ballkanik, ndërsa dy pionerët tjerë si Rexhep Pocesta dhe Stefan Shterjov javën e kaluar fituan pozitat e pesta në Kampionatin Evropian”, thonë nga Federata e Mundjes të Maqedonisë në një komunikatë të lëshuar për mediat.
Ndërkohë të gjitha këto rezultate të mira dhe suksese vinë pas një periudhe shumë të shkurtë të udhëheqjes së re me Federatën e Mundjes së Maqedonisë në krye me presidentin Betim Vrenezi dhe nënkryetarin Dejan Bogdanov, të cilët gjithashtu organizuan me shumë suksese edhe Kampionatin Europian për Kadet në Shkup disa javë më par, ndërsa në shtator do të organizojnë edhe Botërorin e veteranëve në mundje si dhe Europianin e pionerëve që do të mbahet vitin e ardhshëm.