Flamurtari i Vlorës që po lufton për mbijetesë në Superligën shqiptare, të mërkurën do të jetë një transfertë shumë të vështirë kundër liderit aktual, Kukësit.
Arsyet për të fituar këtë ndeshje janë të shumta, por më kryesorja është premioja prej 100 mijë eurove e ofruar nga ana e presidentit të skuadrës, Sinan Idrizi.
Për një premio të tillë ka njoftuar “Sport Ekspres”, sipas së cilës administratori Idrizi një gjë të tillë futbollistëve do ua komunikojë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që për barazimin do të shpërndahet gjysma e saj, pra 50 mijë euro.
Vlonjatët do të kenë një detyrë të vështirë për të arritut deri tek fitorja, duke u bazuar në faktin se Kukësi për gjatë 32 ndeshjeve nuk ka pësuar asnjë disfatë, mirëpo edhe nga e kaluara e hidhur, pasi Fflamurtari në Kukës nuk kaë marrë pikë asnjëherë.