Shumë e shkurtër ka qenë aventura e trajnerit serb me klubin e njohur nga Portugalia, Sportingun e Lisbonës. Madje aq e shkurtër sa për të hyrë në historinë e futbollit Botëror.
Strategu serb vetëm 8 ditë më parë ishte emëruar si trajner i Sportingut të Lisbonës, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare me tashmë ish presidentin Bruno de Carvalho, i cili u largua nga ky post. Bordi drejtues që udhëhiqet nga Jose de Sousa Cintra pas largimit të presidentit, Bruno de Carvalho, ka vendosur ta rrëzojë emërimin e serbit si trajner, për të cilin me siguri se kjo ka qenë eksperienca e tij më e hidhur gjatë karrierës.
Rikujtojmë Mihajlloviç gjatë karrierës së tij si trajner, ka udhëhequr kryesisht klube nga Italia, si, Bolonja, Sampdoria, Milan dhe Torino.
Portogallo, caos Sporting Lisbona: Mihajlovic licenziato [news aggiornata alle 11:39] https://t.co/Ti3VrCAnFW
— la Repubblica (@repubblica) June 26, 2018