Edhe pse kishte pak shpresa te Kombëtarja e Australisë për një kalim të mundshëm në fazën e dytë të garave në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, disfata nga Peru konfirmoi se ata nuk e meritojnë një gjë të tillë.
Australia u mund me rezultatin 0:2, duke u përshëndetur edhe përfundimisht nga ky event futbollistik, bashkë edhe me fituesit e Perusë, për të cilët ishte kjo fitorja e parë në këtë kampionat, pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Francës, gjegjësisht Danimarkës.
Këta dy të fundit sot në stadiumin “Luzhniki Arena” në Moskë barazuan pa gola, barazim ky i bardhë pasi që të dyja kombëtaret europiane në këtë mënyrë siguruan vizën për ndeshjet e 1/8 së finales.
Franca në fund u rendit si e para në grup me 7 pikë, dy më shumë se Danimarka e vendit të dytë, teksa Peru me 3 pikë në fund doli të ndalet në pozitën e tretë.
Australia me vetëm një pikë u ndal në pozitën e fundit.