Skuadra e Interit ka zyrtarizuar mesfushorin belg të Romës, Raxha Naingolan. Ish-përfaqësuesi i Belgjikës, që ka vendosur të pensionohet nga ndeshjet ndërkombëtare, me Interin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Ai në Milano arriti për shumën e 24 milion eurove, teksa në këtë marrëveshje e cila vlerësohej 35 milion euro, ekipi “zikaltër” ka përfshirë edhe dyshen e futbollistëve të saj, Davide Santon dhe Nikolo Dzaniolo.