Tashmë bërja e simbolit të shqiponjës në Kampionatin Botëror në Rusi duket se është bërë trend.
Pas dy futbollistëve shqiptarë, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, si dhe kapitenit të Zvicrës, Stefan Lishtajner që festuan me shqiponjë golat kundër Serbisë, këtë gjest e ka përsëritur edhe futbollisti i Arabisë Saudite, Salem Al-Dausari, i cili me një gol të shënuar në minutën e 95-të i solli fitoren kombëtares së tij përballë Egjiptit të Mohamed Sallah.
Festën e golit të tij, Al-Dausari e nisi me shqiponjë, mirëpo si duket një gjë të tillë nuk kanë vërejtur edhe serbet dhe mediat e tyre, pasi me siguri se do e quanin si provokim të rradhës.