Blick.ch: Shqiptarët mbledhin para për yjet e kombëtares sonë

E përditshmja zvicerane “Blick.ch”, ka shkruar për nismën e shqiptarëve në “Gofound.me”, për të mbledhur para me të cilat synohet të paguhen dënimet që FIFA u ka dhënë tre futbollistëve të përfaqësueses së Zvicrës, përfshirë këtu edhe kapitenin Stefan Lishtajner.

Festimi me duar të kryqëzuara që simbolizon shqiponjën nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stefhen Lishtajner u cilësua nga FIFA si sjellje josportive.

Për këtë veprim Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me nga 10 000 dollarë amerikan gjobë, teksa Lishtajner me 5 000 dollarë.

Por shqiptarët nuk e kanë lënë me kaq, pasi tifozi Rilind Reka, që jeton në Nju Jork, ka nisur mbledhjen e fondeve për t’ua paguar këto gjoba futbollistëve. Në një intervistë për “blick.ch”, ai zbulon se edhe ambasadorja kosovare, që gjithashtu ka vendosur të ndajë 100 dollarë, e ka kontaktuar atë dhe e ka përgëzuar për këtë nismë.

 

Plaforma vetëm brenda natës ka arritur që të mbledhë mbi 8 mijë dollarë, ndërsa edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Bajram Hasani kishte premtuar që do ta dhurojë pagën e tij mujore për këtë qëllim.

Tifozët e Zvicrës morën frymë lirisht të hënën mbrëma kur morën vesh se të tre yjet e skuadrës do të mund të luajnë në ndeshjen finale ndaj Kosta Rikës.

Leave a Reply