Armando Sadiku ndahet me Bardhin por bashkohet me Hasanin në Turqi!

Armando Sadiku e sheh veten shumë larg Levantes dhe futbollit spanjoll. Është skuadra nga Valencia që e ka nxjerrë në shitje sulmuesin e Kombëtares shqiptare, për të cilin ka interes nga klubet turke.

Interes serioz për shërbimet e Sadikut ka nga skuadra e Rizespor, që këtë vit u rikthye në Superligën turke.

Lajmi bëhet i ditur nga “Futbolarena.com”, që bën me dije se klubi spanjoll kërkon një milion euro për ta lënë të lirë sulmuesin, pasi e ka ende nën kontratë atë.

Kontaktet kanë filluar dhe mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, nëse do të ketë një marrëveshje apo jo.

Në rast se ndodh një transferim i tillë, Sadiku do bashkohej bashkë me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ndërsa ka gjasa që po të njëjtës skuadër ti bashkohet edhe kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Leave a Reply