Japonia dhe Senegali kanë ndarë pikët, duke luajtur baraz 2:2 në kuadër të Grupit “H” të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Ndeshja e zhvilluar në Jekaterinburg mes japonezëve dhe senegalezëve dhuroi një ndeshjes mjaft interesante, me raste të shumta dhe katër gola të shënuar.
Sadio Mane (11’) dhe Musa Vague (71’) shënuan nga një gol për Senegalin, teksa për Japoninë realizuan Takashi Inui (34’) dhe Keisuke Honda (78’), duke iu kundërpërgjigjur në dy raste Senegalit.
Japonia dhe Senegali kryesojnë Grupin “H” me nga katër pikë, kurse, Kolumbia dhe Polonia, akoma nuk kanë asnjë pikë, ndërsa që të dy këto kombëtare me fillim në ora 20:00 do të takohen mes tyre në “Kazan Arena”.