Rabotniçki me disfatë ka nisur serinë e ndeshjeve kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, ku fillimisht “romantikët” i pret ndeshja eliminatore e Liga Europa kundër skuadrës hungareze të Honved.
“Romantikët” pësuan disfatë 0:4 nga Dinamo Zagrebi, skuadër kjo që fitoren në këtë miqësore e paralajmëroi në minutën e 15-të me golin e shënuar nga Mario Shitum. Po i njëjti futbollist në minutën e 28-të edhe për herë të dytë mposhti portierin Bozhinovski.
Vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë Dino Periq shënoi edhe golin e tretë për Dinamo Zgarebin, skuadër kjo e cila pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e katërt me anë të Antonio Marin, i cili njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë, Dinamo Zagrebi 4, Rabotniçki 0.
Në këtë ndeshje te Dinamo Zagrebi mungoi kapiteni shqiptarë, Arijan Ademi, mirëpo jo edhe Amir Rahmani, i cili luajti gjatë pjesës së parë, ndërsa te Rabotniçki në këtë ndeshje u paraqit vetëm Nehar Sadiki.