Toni Kros heroi i Gjermanisë, sekonda para fundit i siguroi fitoren Gjermanisë (VIDEO)

Toni Kros është gjerman, ndërsa kur një kundërshtarë luan me Gjermaninë, atëherë duhet të kemi parasysh se ndeshja përfundon vetëm atëherë kur një gjë të tillë sinjalizon arbitri kryesor. Edhe pse Gjermania ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë, një super gol i shënuar nga ana e Toni Kros në minutën e 95-të i dha fitoren Gjermanisë, e cila shumë lehtë mund të ndodhte që sonte ti minimizojë shanset e saj për një kualifikim të mundshëm për në raundin e dytë të garave.

Megjithatë goli i Toni Kros ndryshoi gjithçka dhe Gjermania tashmë gjithçka vendos vetë, pasi me një fitore në ndeshjen e fundit ndaj  Koresë së Jugut do të siguronte një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Botë.

Ndryshe ndeshja nuk filloi mbarë për Gjermaninë, skuadër kjo e cila e pa veten në disavantazh pas 32 minutave lojë, kur Toivonen me një parabolë të shkëlqyeshme  arriti që të mposhtë portierin Manuel Nojer.

Gjermania barazoi shifrat në minutën e 48-të me anë të Marko Rojsh, ndërsa gjithçka e bukur për gjermanët dhe tifozët e kësaj skuadre ndodhi në minutën e 95-të, kur Toni Kros me perlën e tij shënoi një ndër golat më të bukur në kampionatin e deritanishëm që po zhvillohet në Rusi.

Ishte kjo fitorja e parë e Gjermanisë në kuadër të grupit “F”, me ç’rast skuadra e Joakim Lëv tashmë renditet në pozitën e dytë me 3 pikë, po aq sa ka edhe Suedia në pozitën e tretë. Që të dyja skuadrat kanë edhe gol averazhin e njëjtë, ashtu që vetëm xhiroja e fundit do të vendos se kush do të luaj në raundin e dytë të garave, transmeton “infOSport.mk”.

Suedia do ta ketë më të vështirë pasi për kundërshtarë do të ketë liderët aktual të Meksikës, teksa Gjermania do të përballet me Korenë e Jugut që në dy xhirot e para ka pësuar po aq disfata.

Leave a Reply