Belgjika superiore ndaj Tunizisë

Belgjika ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit “G”, duke mundur Tunizinë me rezultatin 5:2, njofton “infOSport.mk”. Belgët me këtë fitore me meritë ndodhen në pozitën e parë dhe praktikisht e shohin veten në fazën e 1/8 së finales. Romelo Lukaku (16’, 45+3’) realizoi edhe një dopietë tjetër në kuadër të këtij kampionati, duke u barazuar me Kristiano Ronaldon në krye të renditjes së golashënuesve, ndërsa një dopietë tjetër për belgët në këtë përballje e realizoi edhe Eden Hazard (6’-pen, 51’).

Golin e fundit në këtë përballje për Belgjikën e realizoi Miçi Batshuai (90’), i cili përveç golit të shënuar kishte edhe plotë 4 raste të tjera ideale.

Në anën tjetër golat për Tunizinë u shënuan nga Bron (18’) dhe Khazri (90+3’).

Pas ndeshjes Portugali-Spanjë (3:3), është kjo ndeshja më efikase e Kampionatit Botëror në Rusi me gjithsej 7 gola të shënuar.

Leave a Reply