Alioski dhe Sadiku nuk ndalen, shënojnë edhe ndaj kampionëve të Bazelit (VIDEO)

Dyshja më në formë e kampionatit elitarë zviceran, dyshja shqiptare Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku nuk kanë të ndalur. Që të dy kanë vazhduar me paraqitjet e tyre të shkëlqyeshme me fanellën e Luganos, skuadër kjo e cila barazoi 2:2 sot përballë kampionëve të Bazelit, njofton “infOSport.mk”.

Dhe si zakonisht kur janë në pyetje golat e shënuar për Luganon, aty është dyshja e mrrekullueshme, Alioski – Sadiku, që me golat e tyre arritën që ti sigurojnë një pikë skuadrës së tyre, që ndodheshe në disavantazh prej dy golave.

Franson kaloi në epërsi Bazelin në minutën e 12-të, ndërkohë Zufi pas 9 minutave lojë në pjesën e dytë dyfishoi epërsinë  e kampionëve në fuqi në 2:0.

Këtu u mendua se Bazeli do të arrijë edhe një fitore tjetër të rradhës, mirëpo ashtu nuk mendoi edhe dyshja shqiptare, Alioski dhe Sadiku qe u kundërpërgjigjen me dy gola të shënuar.

 

Fillimisht Ezgjan Alioski nga pika e bardhë realizoi për 1:2, derisa Sadiku me golin e shënuar në minutën e 80-të i sisguroi pikën e madhe Luganos në këtë derbi ndeshje të javës së 31-të.

Për Alioskin ishte ky goli numër 16-të këtë edicion, derisa në  anën tjetër Sadiku realizoi golin e tij të 8-të, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara me fanellën e Luganos.

Sadiku megjithatë do ti mungojë Luganos në ndeshjen e rradhës derbi kundër Sionit, për shkak kartonit të dytë të verdhë që e morri pas festës së golit.

Lugano falë pikës së fituar tashmë ndodhet në pozitën e katërt me 44 pikë, një më shumë se Lucerna në pozitën e 5-të,  derisa Bazeli siç dihet që më herët ka siguruar titullin e kampionit.

Leave a Reply