Fitorja 2:1 e Zvicrës ndaj Serbisë pa dyshim se ka gëzuar çdo shqiptarë. Titujt e portaleve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare ishin nga më të ndryshmet. Portali i parë sportiv në gjuhën shqipe në Maqedoni, “infOSport.mk”, pas kësaj fitore të madhe të Zvicrës kishte vendosur titullin: “Shqipëria B” mundi Serbinë, duke aluduar në numrin e futbollistëve shqiptarë që luajtën mbrëmë ndaj Serbisë, por edhe nga fakti se pikërisht dy futbollistët shqiptarë arritën të rikthejnë ndeshje dhe ti sigurojnë fitoren Zvicrës.
Për dallim nga “infOSport.mk” që kishte ardhur me titullin: “Shqipëria B” mundi Serbinë, njëri prej protagonistëve kryesor të mbrëmjes së kaluar në Kaliningrad, Granit Xhaka, kishte shkuar edhe më larg, duke e etiketuar këtë fitore si të Shqipërisë. Ai bashkë me Shaqirin, autorin e golit të dytë dhe të fitores festuan me shqiponjë, duke treguar rrënjët e tyre të vërteta.
“Bota ndoshta nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, mirëpo pyesni cilin do shqiptarë dhe e kupton. Kemi bërë diçka historike. Një skuadër që nuk u kualifikua për në Kampionatin Botëror, shënoi dy gola. Serbia – Shqipëria 1:2” – ishte deklarata e Granit Xhakës, që nuk mund të fshihte gëzimin që po përjetonte në ato momente.
Granit Xhaka on his goal tonight:
"The world might not know the story, but ask any Albanian. This is history being made. A team that's not even at the #WorldCup scored today, not once, but twice. Serbia one, Albania two!" 🇦🇱🇨🇭🇽🇰 pic.twitter.com/58H8B2BICT
— Team Albanians (@TeamAlbanians) June 22, 2018