Asgjë nga transferimi i Idriz Bathës te Shkëndija. Edhe pse “Supersport” ditë më parë e llogariti si të kryer transferimin e mesfushorit të Partizanit te Shkëndija, një gjë e tillë megjithatë nuk do të ndodh.
Sipas Vip Sport kalimi i kapitenit të skuadrës nga Tirana te Shkëndija ka dështuar, pasi palët nuk kanë arritur akordin. Ndoshta mund të ketë ndonjë takim tjetër, por ka pak shanse që të ketë një marrëveshje, pohon i njëjti burim.
E ardhmja e Idriz Bathës duket më shumë e lidhur sërish me Superioren, por nuk është se ka ndonjë pistë konkrete këtë moment dhe duhet pritur për të mësuar se çfarë fanelle do të veshë Batha sezonin e ardhshëm.