Disfata 0:3 ndaj Kroacisë bën thuajse të pamundur vazhdimësinë e Argjentinës në fazën e dytë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi tani gjithçka varet nga rezultatet e ndeshjeve tjera, nëse do të vazhdonte edhe më tej rrugëtimin e sak skuadra “gauçose”.
Në vijim, ju sjellim skenarët e mundshëm në grupin “D” sa i përket mundësisë që Messi me Argjëntinën e tij të jenë edhe më tej pjesë e këtij eventi të rëndësishëm futbollistik.
Gjithçka fillon nga ndeshja e nesërme mes Nigerisë dhe Islandës. Barazimi do të ishte rezultat i mirë për skuadrën e Sampaolit, pasi në atë rast Kombëtarja e Argjentinës me një fitore eventuale në ndeshjen e fundit ndaj Nigerisë do të siguronte atë pozitë të dytë, mirëpo gjithnjë nëse edhe Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë.
Argjentina ka shanse edhe nëse Nigeria fiton gjatë ditës së sotme. Kjo do të bëjë që situata të diskutohet me të në duelin direkt dhe të shpresohet që Islanda të mos mundë Kroacinë. Nëse islandezët dalin triumfues në duelin e fundit, atëherë kualifikimi mes këtyre dy skuadrave do të vendoset nga golavarazhi i përgjithshëm.
Skenari që bën thuajse të sigurt eliminimin e Argjentinës është nëse Islanda mund nesër Nigerinë. Atëherë islandezëve në ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë do u mjaftonte vetëm edhe një pikë ndaj Kroacisë për të vazhduar më tej. Islanda në rast se fiton Nigerinë gjatë ditës së sotme me një gol averazh të theksuar, atëherë në ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë edhe në rast një disfate minimale do të ishte në pozitë më të favorshme se Argjentina për të vazhduar më tej, duke pasur parasysh se Messi bashkë me shokë do të duhet të shënojnë një fitore me shumë gola ndaj Nigerisë.