Dardha ndër dardhë bie. Është kjo një fjalë e vjetër popullore, por shumë me vend, gjë që po e dëshmon edhe djali i Kristiano Ronaldos, Kristiano Xhunior.
Ai në një ndeshje me moshtarët e tij ka treguar se ka talentin e babait të tij kur vjen puna për të shënuar gola të bukur.
32 vjeçari i Real Madridit postoi një video në rrjetet sociale ku u shpreh krenar me djalin e tij, i cili realizoi “Hattrik”.
“Krenar me djalin tim. Hat-trick”, kishte shkruar Ronaldo në profilin e tij në Instagram.