Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka prezantuar futbollistin gjerman me origjinë turke, Emre Xhan. Ky i fundit te skuadra “bardhezi” nga Torino vjen si futbollistë i lirë nga rradhët e Liverpullit, teksa me Juven ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Mëngjesin e sotëm gjermani kishte zbarkuar në Torino, ku fillimisht iu nënshtrua vizitave mjekësore, që më pas të firmos kontratën në zyrat e klubit kampion të Italisë.
24-vjeçari Emre Xhan kështu bëhet futbollisti i tretë që i bashkohet Juves në këtë afat kalimtarë, pasi më herët pjesë e “bardhezinjëve” u bënë edhe portieri, Matia Perin, si dhe sulmuesi i ri, Andrea Favili.
OFFICIAL: Emre Can signs for Juventus! ✍️⚪⚫️
➡️ https://t.co/HcQr9QpC6f#WelcomeToJu #ForzaJuve pic.twitter.com/nOlYUxdRYn
— JuventusFC (@juventusfcen) June 21, 2018