Futbollisti shkupjan, Muaram Muarem ka arritur në Mekë. Futbollisti i Karabahut sapo ka publikuar foto nga vizita në Mekë, njofton “infOSport.mk”.
Ai vendosi ta vizitojë vendin e shenjtë pasi me skuadrën e tij Karabah arriti që të fitoj titullin e dyfishtë, titullin e kampionit dhe Kupën e Azerbajxhanit.
Këtë të fundit e fituan të premten pasi në finalen e madhe me rezultatin 2:0 mundi Kabalën, ndërkohë sa i përket kampionatit, ata bindshëm dolën të parët me 62 pikë, 10 pikë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt, Kabala.
Muarem Muarem gjatë këtij edicioni me fanellën e Karabakut regjistroi 22 ndeshje dhe 4 gola të realizuar.