Orhan Ibishi nga Shkupi do të vazhdojë të mbetet pjesë e Futsal Besës nga Peja edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka publikuar klubi pejan përmes faqes zyrtare të tyre, duke treguar se kanë rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.
“Ibishi ka treguar kapacitetin e tij në ndeshjet e sezones së dytë të kampionatit të kaluar dhe në ndeshjet e Play-Offit me ç’rast kemi vendosur që të vazhdojmë bashkpunimin me pajtimin e të dy palëve.Ne besojmë shumë tek Orhani dhe shpresojmë që të arrijmë suksese së bashku dhe t’i arrijmë qëllimet tona”, shkruhet në komunikatën e klubit Besa.
Ibishi te Futsal Besa u transferua në janar të këtij viti, ndërsa para saj ishte pjesë e Futsal Shkupit.