Reprezentuesi i Maqedonisë U19-të, Jakup Ramadani edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione të Maqedonisë në futsal, Velesi, njofton “infOSport.mk”. Talenti shqiptarë i futbollit në palestër kampionëve të vendit u bashkohet nga rradhët e Juventus Seravës, pjesë e së cilës skuadër ishte për tre vite të plota.
Ai edhe pse në moshë të re, ishte pa dyshim një ndër liderët e skuadrës nga Serava, me të cilën sezonin e kaluar arriti që të triumfoi në Kupën e Maqedonisë.
Pikërisht paraqitjet e mira dhe cilësitë individuale që posedon ky super lojtarë bënë që Velesi të bëjë çmos për të marrë në rradhët e veta, duke shpresuar se me të në skuadër do të kenë një paraqitje më të denjtë në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.
Rikujtojmë Velesi do të jetë nikoqir i raundit preliminar të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa ende është në pritje të shortit dhe emrave të skuadrave kundërshtare.
Për shërbimet e Jakup Ramadanit gjithashtu interesoheshin edhe nënkampionët e vendit, Futsal Shkupi, që tashmë vëmendjen e tyre do e përkushtojnë tek disa emra të tjerë.