Shkupi u shortua me Glasgou Renxhersin në raundin e parë të kualifikueseve për Liga Evropa, ndërsa trajneri i “bardhebluve” Zekirija Ramadani për faqen zyrtare te klubit ka dhënë një koment të shkurtë.
“Kundërshtarë më të fortë nuk kishte mundësi të marrim. Por ne duhet të përgatitemi që ta përfaqësojmë klubin tonë me dinjitet në Evropë. Sigurisht se në futbollin mrekullitë, ndërsa ne shpresojmë në fat dhe në ndihmën e Zotit dhe ndoshta edhe kualifikim. Por duhet ta kemi parasysh se favorit absolut është Glasgou”, ka thënë Ramadani.