FC Shkupi e ka mbyllur me fitore testin e parë në prag të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi mundi kampionët e Kosovës, Dritën me rezultatin 2:0, me të dy golat e shënuar gjatë pjesës së dytë.
Trajneri Ramadani në këtë ndeshje ju dha mundësinë të gjithë futbollistëve, përfshirë këtu edhe përforcimet e reja, Muarem Muarem, Amir Bilali dhe Artan Veliu. Ky i fundit luajti gjatë 45 minutave të para, ndërsa dy përforcimet e mëdha Muarem dhe Bilali u inkuadruan në lojë gjatë pjesës së dytë.
Muarem Muarem mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa autorë të golave ishin dy futbollistët e talentuar, Omar Imeri dhe Suhejl Muaremi.
Për Shkupin ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese, ndërsa për Dritën ndeshja e dytë pas asaj ndaj Laçit, në të cilën kishte shënuar fitore minimale 1:0.
FORMACIONI I SHKUPIT |
Formacioni i parë: Zendeli, Sefo, Tipuriç, Krivanjeva, Ndong, M.Bajrami, A. Veliu, B. Shabani, B. Ilijoski, E. Adem, K. Stojkoski |
Formacioni rezervë: Nuhi Jonuzi, Mariano Ondo, Besir Ramadani, Amir Bilali, Bllagoja Ljamçevski, Fatih Ismaili, Muarem Muarem, Rron Broja, Omar Imeri, Suhel Muharemi, Stefan Vujçiç |