Shkëndija në rast disfate nga TNS, në raundin e dytë të LE mund të përballet me Dritën e Gjilanit!

Pas dy shorteve të hedhura për dy xhirot e para në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, në Nion të Zvicrës u hodh shorti edhe për xhiron e dytë kualifikuese në kuadër të Liga Europa për skuadrat e eliminuara nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Shkëndija në rast disfate nga TNS, në raundin e dytë të Liga Europa do të luante me skuadrën finaliste të rundit preliminar të ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, e ku një ndër skuadrat e mundshme që mund të luaj ndaj skuadrës tetovare është edhe Drita e Gjilanit.

Përveç kampiones së Kosovës si kundërshtarë të mundshëm në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, gjithnjë nëse Shkëndija do të pësonte disfatë në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër TNS, janë edhe Santa Koloma nga Andora, Linkoln nga Gjibraltari dhe La Forita nga San Marino.

Ndeshjet e para të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa do të zhvillohen me 26 korrik, ndërsa ato kthyese me 2 gusht.

Ndërkohë ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës uellsiane të Nju Sents,  Shkëndija do ta zhvillojë si nikoqir me datë 10/11 korrik, teksa ajo kthyese në fushën e kundërshtarit në program është pas një jave.

Leave a Reply