Shkëndija nëse kalon TNS-në, sërish e pret një kundërshtarë i lehtë

Shkëndija gjatë ditës së sotme mësoi emrin e kundërshtarit për fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Bazuar në kundërshtarët e mundshëm, Shkëndija ishte me fat, pasi goglat përballë “kuqezinjëve” nga Tetova vendosën kundërshtarin ndoshta më të dobët prej 5 të mundshmëve, skuadrën e TNS nga Uellsi.

Në rast se Shkëndija kalon këtë kundërshtarë, në raundin e dytë të përzgjedhurit e trajnerit Qatip  Osmani do të mirëpresin fituesin nga dueli Torpedo Kutaishi nga Gjeorgjia dhe Sherif Tiraspol nga Moldavia.

Ndeshjen e parë kundër TNS skuadra e Shkëndijës e zhvillon në teren vendas me datë 10/11 korrik, ndërsa vetëm një javë më pas në program janë ndeshjet e kthimit.

Ndërkohë sa u përket ndeshjeve të raundit të dytë, ato në program janë me datë 24/25 korrik dhe 31 korrik dhe 01 gusht.

Leave a Reply