Pas Shkëndijës, edhe Kukësi mëson kundërshtarin e saj në LK

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për turin e parë, aty ku përveç Shkëndijës së Tetovës bënë pjesë edhe skuadra shqiptare e Kukësit, njofton “infOSport.mk”.

Goglat deshën që skuadra nga verilindja e Shqipërisë për kundërshtarë të ketë një skuadër relativisht të lehtë, pasi fati deshi që ata të ndeshen me maltezët e Valetas. Ndeshjen e parë Kukësi do ta zhvillojë si nikoqir në stadiumin “Loro Boriç” të Shkodrës me datë 10 ose 11 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në Maltë.

Rikujtojmë se edhe Shkëndija kishte fat në hedhjen e shortit, duke pasur parasysh se goglat i servuan kundërshtarin më të lehtë, atë të The New Saints FC nga Uellsi. Njëjtë sikurse Kukësi, edhe Shkëndija ndeshjen e parë do ta zhvillojë si nikoqir në Shkup.

Leave a Reply