Dejan Bllazhevski karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën shqiptare. Ish sulmuesi i Vardarit, i cili lidhej me një transferim të mundshëm te FC Shkupi ka vendosur që ti thotë “PO” skuadrës së Tiranës, e cila sezonin e ri do të luaj në Superligën shqiptare.
32-vjeçari Blazhevski është një sulmues me përvojë, i cili luan në tre pozicionet e sulmit, në të dy krahët dhe në qendër. Në karrierën e tij ka luajtur edhe në Greqi dhe Azerbajxhan, ndërsa në Maqedoni përveç fanellës së Vardarit, ai ka veshur edhe fanellën e Skopjes, Horizont Turnovës dhe Pelisterit.
Sezonin e fundit me Vardarin zhvilloi gjithsej 41 ndeshje, prej të cilave 29 kampionale ku shënoi edhe 8 gola, ndërsa një gol tjetër realizoi edhe në grupet e Liga Europa.