Probleme për trajnerin Didie Deshamp dhe Kombëtaren e Francës në prag të ndeshjes së dytë kundër Perusë me 21 qershor. Skuadra franceze rrezikon seriozisht të humbas një prej elementëve më cilësorë, Antuan Grizman.
Futbollisti i Atletiko Madridit të hënën ka lënë në gjysmë stërvitjen me përfaqësuesen franceze, pasi ka marrë një goditje në thembër.
Ai po stërvitjet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës, ku ishin edhe Umtiti e Lemar, të dy me probleme fizike në ditët e fundit. Por pasi mori një goditje në thembër, ai braktisi seancën stërvitore.
Fillimisht ai vrapoi për pak çaste me një prej përgatitësve atletike rrotull fushës dhe më pas kreu disa ushtrime i vetëm, para se të shkonte drejt dhomave të xhveshjes.
Sipas stafit mjekësor, Grizman nuk rrezikon mungesën në ndeshjen e të enjtes, por situata e tij do të monitorohet në ditët në vijim.
Rikujtojmë Franca në ndeshjen e parë të grupit “C” mundi Australinë me reuzltatin 2:1.