Ish futbollisti i Renovës, Faruk Statovci është emëruar trajner te skuadra kosovare e KF Minatori, që garon në Ligën e Dytë – Grupi “B”.
Statovci ka pranuar që të drejtojë skuadrën nga Magura, që sezonin e ri do të futet me ambicie shumë të mëdha.
Statovci ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa me të në krye skuadra e KF Minatorit shpreson që të sigurojë një vend për në Ligën e Parë.
Për të arritur këtë qëllim drejtuesit e skuadrës kanë filluar me përforcimin e skuadrës, ndërsa me të njëjtën tempo pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, me qëllim që t’ia plotësojnë kërkesat trajnerit të tyre të ri.
Rikujtojmë KF Minatori – Magure sezonin e fundit e mbylli në pozitën e 7-të, ku në 30 ndeshje kishte tubuar 49 pikë.