Roma dhe Di Françesko vazhdojnë bashkëpunimin

Trajneri i Romës, Euzebio Di Françesko ka vazhduar kontratën me skuadrën nga kryeqendra italiane deri në vitin 2020. Di Françesko drejtimin e skuadrës “romake e morri verën e vitit të kaluar, kur në postin e trajnerit zëvendësoi  Luçiano Spaletin, ndërsa bëri një sezon të shkëlqyeshëm, duke u ndalur me Romën në vendin e tretë në “Serie A” dhe duke luajtur njëkohësisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe sezonin e ardhshëm Roma do të luajë në Ligën më prestigjizoe europiane, ku shpreson të bëjë një hap më lartë, ndërsa gjithashtu pritet që të jetë një ndër skuadrat që do të rivalizojë Juventusin për titullin kampion.

Merkatoja e kryeqytetasve ka nisur në mënyrën më të mirë, duke qenë se ka pasur disa afrime cilësore dhe tani ka qenë radha e Di Françeskos për të rinovuar, i cili ka mbetur i kënaqur nga besimi i dhënë i drejtuesve.

Leave a Reply