Pasi UEFA bëri ndarjen e vazove nëpër grupe për ndeshjet e fazës së parë eliminatore të Liga Europa, edhe dy skuadrat tjera përfaqësuese të Maqedonisë, Vardari dhe Rabotniçki kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre të mundshëm, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja këto skuadra ndodhen në listën e skuadrave bartëse dhe për kundërshtarë do të kenë emra jo dhe aq të njohur.
Si kundërshtarë të mundshëm të Vardarit janë emrat e skuadrave si Pyunik nga Armenia, Zaria Balti nga Moldavia, Coleraine nga Irlanda Veriore, Derry City nga Irlanda dhe fituesi nga ndeshja e rundit preliminar midis B36 Tórshavn nga Ishujt Faroe dhe St Joseph’s nga Gjibraltari.
Në anën tjetër si kundërshtarë të mundshëm të Rabotniçkit në fazën e parë eliminatore të Liga Europa, janë Milsami Orhei nga Moldavia, Rudar Pljevlja nga Mali i Zi, Riga nga Letonia, Budapest Honvéd nga Hungaria dhe Balzan nga Malta.
Ndeshjet e para të raundit të parë eliminatorë në kuadër të Liga Europa në program janë me datë 12 korrik, teksa ato kthyese me 19 korrik.