Demiri dhe Bunjaku e duan për kundërshtarë Glasgau Renxhersin

FC Shkupi po vazhdon me përgatitjet në Çair, ndërsa nesër pritet të mësojë emrin e kundërshtarit në xhiron e parë të eliminatoreve në Liga Evropa. Në të njejtën kohë kryesia e klubit “bardheblu” është duke punuar për të kompletuar ekipin për arenën evropiane, pasi po rikthehet në këto gara pas plotë 14 vite dhe se sigurisht euforia dhe emocionet janë të pashmangshme.

Kundërshtarët e mundshëm të “bardhekaltërve” për xhiron e parë eliminatore të Liga Evropës tashmë janë bërë të ditur, ndërsa pronari Shefshet Demiri dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku për “InfOSport.mk” kanë zbuluar një emër me të cilin dëshirojnë të përballen.

“Kishte qenë mirë Glasgou Renxhers dhe Stiven Zherard ndeshjen debutuese ta regjistrojë me humbje (e thotë duke qeshur). Sigurisht e dimë që në Europë jemi pas 14 viteve dhe nuk ka kundërshtarë të lehtë për ne, por cilin do të na i sjell shorti, ne do të luftojmë deri në fund”, thotë Bunjaku. I të njejtit mendim ishte edhe numri një i Shkupit. “Shpresojmë të bëjmë ndeshje të mira, në Evropë asgjë nuk është e lehtë. Dëshirojë ekip të fortë për kundërshtarë dhe si më favorit e shoh Glasgou Renxhersin”, shprehet pronari Shefshet Demiri.

Shorti për xhiron e parë të elimintoreve në Liga Evropa, do të hidhet nesër në Nion të Zvicrës nga ora 13:00. /InfOSport.mk

Leave a Reply