Ylli portugez, Kristiano Ronaldo Botërorin në Rusi e ka nisur në mënyrën më të mirë. Futbollisti aktual i Realit të Madridit në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Portugalisë arriti të shënojë “hat-trick” ndaj kombëtares së Spanjës, te e cila skuadër ishin një pjesë bukur e mirë e bashkëlojtarëve të tij te Reali i Madridit.
Portugalia dhe Spanja në atë ndeshje barazuan me rezultatin 3:3, ndërsa që të tre golat për ekipin “luzitan” i realizoi Kristiano Ronaldo. Në këtë mënyrë ai arriti të regjistrojë “hat-trickun” e tij të 51 në karrierë, 44 prej të cilëve i ka shënuar me fanellen e Real Madridit, 6 me fanellën e Kkombëtares së Portugalisë dhe 1 me atë të Mançester Junajtedit.
Ndryshe me tregolshin e realizuar ndaj “Furisë se Kuqe”, Kristiano arriti në shifrën e 50 golave të shënuar në këtë sezon në nivel klubesh dhe kombëtaresh.
33 vjeçari këtë sezon me Realin arriti qëtë fitojë edhe titullin e tretë me rradhë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa pas titullit kampion i Europës me Portugalinë në Europianin e fundit në Francë, Kristiano Ronaldo dëshiron që të shpallet edhe Kampion Bote me Portugalinë, ndërsa gjithashtu dëshira e tij është që të shapllet golashënuesi më i mirë i KB “Rusi 2018”.
E ardhmja e CR7 sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle është te Real Madridi, edhe pse vetë portugezi pas finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Liverpullit me 26 maj, pati thënë se mendon largimin nga ekipi madrilen dhe se kërkon sfida të reja në karrierën e tij.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i portugezit, i cili me fanellën Realit të Madridit ka thyer thuajse të gjitha rekordet që kanë të bëjnë me klubin “mbretëror”.