Suedia mundi Korenë e Jugut me një VAR penalti (VIDEO)

Suedia ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, ndeshje kjo e vlefshme për grupin “F”, njofton “infOSport.mk”.

Suedia që nga fillimi i ndeshjes u vërsul në sulm, duke kërkuar golin në rrjetën e koreano jugorëve, të cilët megjithatë shumë mirë arrinin të mbroheshin. Kësisoj ata pjesën e parë e mbyllën me rrjetë të paprekur, mirëpo në pjesën e dytë falë sistemit VAR, Suedia shënoi golin e vetëm të këtij takimi.

Zhvillohej minuta e 64-të, kur me asistim të sistemit VAR arbitri Agillar vendosi të tregoj në pikën e bardhë, nga e cila realizues i saktë doli të jetë Grankvist që shënoi golin e fitores për suedezët.

Ishte kjo ndeshja e dytë e grupit “F”, ku një fitore identike në ndeshjen e parë kishet shënuar edhe Meksika ndaj kampionëve të Botës së Gjermanisë.

Kësisoj Meksika dhe Suedia me nga 3 pikë kryesojnë grupin, teksa Gjermania dhe Koreja e Jugut pikët e para do i kërkojnë në ndeshjet e 23 qershorit, kur Koreja do të përballet me Meksikën, teksa Gjermania me Suedinë.

Leave a Reply