Liam Henderson është bërë futbollisti i parë skocez i cili do të luaj në “Serie A” në 32 vitet e fundit. Ish futbollisti i Selltikut gjatë janarit kishte kaluar në rradhët e Barit në “Serie B”, edhe atë për një shumë prej vetëm 115 mijë sterlina, ndërsa falë paraqitjeve të mira me këtë skuadër, zgjoi interesim nga shumë skuadra nga elita e futbollit italian, ku më e shpejtë u tregua Fiorentina, duke siguruar nënshkrimin e tij.
Skuadra nga Firenca për shërbimet e Henderson ka paguar rreth 2 milion sterlina, ndërsa ndër skuadrat që interesoheshin për shërbimet e tij ishin edhe Parma dhe Bolonja.
#Fiorentina are in negotiations for #Bari and former #Celtic midfielder Liam Henderson https://t.co/lMcBcmq6s0 pic.twitter.com/xXlfj5WRai
— footballitalia (@footballitalia) June 14, 2018