Bejll refuzon Mançester Junajtedin

Sulmuesi i Real Madridit, Garet Bejll ka refuzuar një ofertë nga Mançester Junajtedit, me preteksin se dëshiron të mbetet te Reali dhe të dëshmojë kualitetet e tij para trajnerit të ri Hulen Lopetegi, njofton “Daily Star”, përcjellë “infOSport.mk”.

Uellsiani 28-vjeçar pas përfundimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve Europian ndaj Liverpullit ku doli të jetë protagonist me dy gola të shënuar, kishte thënë se dëshiron të largohet nga Reali, duke pohuar se nuk ishte i kënaqur aspak me statusin e një rezervisti, mirëpo pas largimit të trajnerit Zinedin Zidan ka ndryshuar mendje.

Sipas mediave në Spanjë dhe Angli, Mançester Junajtedi ishte kandidati i vetëm për nënshkrimin e ish futbollistit të Totenhamit.

Lajmi i vetëm i mirë për tifozët e Junajtedit ka të bëjëme portierin David De Gera, i cili brenda disa ditëve pritet që edhe zyrtarisht të vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Leave a Reply