Argjentina dhe Islanda kanë barazuar me rezultatin 1:1 në ndeshjen e parë të grupit “D” në kuadër të Botërorit ”Rusi 2018”.
Ky takim kishte një interes të veçantë, pasi tifozët kërkonin të shihnin daljen e yjeve argjentinas në fushën e lojës, por edhe surprizën e Europianit të shkuar, Islandën.
Kjo e fundit tregoi se sukseset e arritura nuk kanë qenë rastësi, teksa këtë herë ka barazuar ndaj Argjentinës. Aguero ka kaluar fillimisht në avantazh grupin e lojtarëve që drejtohet nga Sampaioli, por festa ka zgjatur fare pak, pasi Finbogason do të barazonte rezultatin pas disa minutash.
Heroi i vërtetë i Islandës mund të konsiderohet portieri Halldorson, i cili i ka mohuar golin Lionel Mesit nga pika e bardhë e penalltisë. Ky portier ka mbajtur portën e paprekur edhe në disa raste të tjera të pastra, duke qenë padyshim një nga më të mirët e takimit.