VAR-i dhe fati ndihmojnë Francën për të mundur Australinë (VIDEO)

Franca ka marrë një fitore të vështirë mirëpo me shumë vlera në ndeshjen e saj të parë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Didie Deshamp mundën Australinë me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të grupit “C”, me një pjesë të parë që u mbyll me rezultatin e fillimit.

“Gjelat” avansuan në minutën e 58-të falë sistemit VAR, përmes të cilit morrën një penalti, që në gol e shndërroi Antuan Grizman.

Australia barazoi shifrat vetëm pas 4 minutave lojë po nga pika e bardhë, mirëpo pa ndihmën e VAR. Jedinak doli të jetë i saktë, duke barazuar shifrat në 1:1, ndërsa për fitoren e Francës u përkujdes Poll Pogba me golin e shënuar në minutën e 81-të.

 

Leave a Reply