Barcelona pasi dështoi që në rradhët e veta të marrë sulmuesin francez të Atletiko Madridit, Antuan Grizman, është duke shikuar mundësinë që në “Kamp Nou” të sjellë ndonjë emër tjetër.
Ëndrra e “katalunasve” për të transferuar Grizmanin si duket morri fund, sidomos pas atij video inçizimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku në mënyrë emocionale zbuloi se edhe gjatë sezonit të ri do të mbetet pjesë e Atletiko Madridit.
Kjo ka bërë që Barcelona të mendojë për alternativa tjera këtë afat kalimtar.
Janë Frenkie de Jong i Ajaksit dhe Kristian Eriksen i Totenhamit futbollistët që tashmë janë vënë nën vëzhgim të drejtuesve të Barcelonës.