Sileksi bënë pazar edhe te Gostivari, i rrëmben një mbrojtës

Sileksi vazhdon me angazhimin e futbollistëve të rinj. Edhe pse është vetëm fillimi i merkatos së verës, skuadra nga Kratova ka bërë edhe transferimin e 6-të në prag të sezonit të ri futbollistik në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.

Futbollist i ri i Sileksit është qendërmbrojtësi i Gostivarit, Hristijan Grozdanoski.

Mbrojtësi 25-vjeçar, i cili gjatë sezonit të kaluar te Gostivari ishte një ndër futbollistët më standard, pranoi ofertën e Sileksit, që në këtë mënyrë vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato, duke pasur parasysh se ditë më parë në repartin e mbrojtës angazhoi edhe Filip Milenkovskin e Pelisterit dhe Stefan Kocevin e Lirisë së Prizrenit.

Përveç mbrojtjes skuadra e trajnerit Zhikica Tasevski ka përforcuar gjithashtu edhe sulmin, duke transferuar në rradhët e veta dy ish sulmuesit e FC Shkupit, Emanuel Mbella dhe Dario Desniq, teksa pas largimit të Mitroviq, angazhoi edhe një portier të ri, serbin, Spasoje Stefanoviq.

Leave a Reply