Alen Jasharoski prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e FC Prishtinës. Një klub ky me traditë, me tifoz të shumtë dhe shumë i njohur në të gjitha trevat shqiptare, gjë kjo që ka shtyrë edhe vetë sulmuesin boshnjak për ti thënë “PO” skuadrës prishtinase.
“E di që Prishtina është klub i madh dhe ka luajtur në ligën e fortë të atëhershme të Jugosllavisë. E di që ka tifozë të zjarrtë dhe për mua Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe kjo më ka tërhequr më së shumti që të jem pjesë e Prishtinës. Pres që me skuadrën të shkojmë sa më lartë në Kupat e Evropës, ndërsa të jemi kampion dhe të synojmë Kupën në Kosovë. Ardhja nga një klub i madh siç është Shkupi në Maqedoni, do të më ndihmoj që sa më lehtë të përshtatem me klubin e ri dhe të ambientohem me qytetin e Prishtinës”, – ka thënë sulmuesi i ri i skuadrës, Alen Jasharoski.
Jasharoski skuadrës së tij të re do t’i bashkohet të shtunën në Banjë të Pejës, aty ku skuadra prishtinase po zhvillon fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjes së parë paraeliminatore ndaj Europa FC nga Gjibraltari.