Erzurumspor që sezonin e ri do të luaj në Superligën turke, ka shfaqur interesim për shërbimet e Enis Bardhit. Një gjë të tillë pohon portali “erkhaber”, sipas të cilëve drejtuesit e Erzurumspor nuk do të kursejnë të holla për të sjellë Bardhin në rradhët e saj.
Sipas të njëjtit burim ata janë të gatshëm të paguajnë edhe klauzolën prej 25 milion eurove për të bindur Bardhin dhe Levanten, për të cilën skuadër që në sezonin e tij të parë futbollisti shkupjan në 26 ndeshje realizoi 9 gola, dy prej të cilëve shënoi ndaj Barcelonës së madhe.
Pikërisht këto gola bënë që Bardhi të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave, ndërsa edhe portali “erkhaber” në titullin e saj kishte theksuar këtë detaj: “Futbollisti i cili me dy gola e “theu” Barcelonën mund të transferohet te Erzurumspor”.