Juventusi është shumë afër transferimit të mesfushorit të Totenhamit, Musa Dembele, njofton “Sky Italia”, përcjellë “infOSport.mk”.
Futbollisti nga Mali me pasaportë belge është më se e sigurtë se gjatë kësaj vere do të largohet nga “Vajt Hart Lejn”. Kontrata e Dembles me Totenhamin skadon vitin e ardhshëm, mirëpo “spërsat” vendosën që mos ti ofrojnë vazhdim të bashkëpunimit, duke e lënë të lirë që të kërkojë skuadër të re.
Deri më tani Interi ishte skuadra që llogaritej si favorit për nënshkrimin e Dembeles, teksa “neroaxurrët” si shkëmbim ofronin kroatin Ivan Perishiç. Tashmë në luftë për nënshkrimin e tij është kyçur edhe Juventusi, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të paguajnë plotë 30 milion euro.
Ekipi kampion i Italisë po mendon sriozisht që të përforcojë mesfushën gjatë kësaj vere, teksa janë shumë afër nënshkrimit edhe me mesfushorin turk me pasaportë gjermane, Emre Xhan.