Amerika e Veriut do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2026-të. Kështu vendosi Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA) në kuvendin e saj të zhvilluar në Moskë.
Kupa e Botës është zhvilluar edhe më parë në Amerikën e Veriut, fillimisht në Meksikë në vitin 1986 dhe SHBA në vitin 1994. Për Kanadanë kjo është hera e parë që paraqitet si vend organizator i Kupës së Botës.
Në 8 vjet këto tre shtete të Amerikës së Veriut do të përgatisin infrastrukturën e kampionatit Botëror më të madh, me plot 48 skuadra, 80 ndeshje, në harkun e 34 ditëve.
Kandidatura e 3 vendeve të Amerikës së Veriut mori 67% të votave, kundrejt 33% të Marokut.